Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

      December 2, 2023

      “Ka vend edhe për ty”, vazhdon anëtarësimi në Forumin rinor të BDI në Tetovë/ Stacioni i rradhës ishte Reçica e Vogël

      December 2, 2023

      LSDM: Me masën për tarifë të lirë, një familje kursen 1000 denarë në muaj

      December 2, 2023

      Fajon: Të gjitha partitë të bëjnë hapat e nevojshëm për integrimin e Maqedonisë në BE

      December 1, 2023

      Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve

      December 1, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»SPORT»Stambolli gati për finalen, City dhe Interi në prag të përballjes së madhe që luhet të shtunën
    SPORT

    Stambolli gati për finalen, City dhe Interi në prag të përballjes së madhe që luhet të shtunën

    June 9, 2023

    Stambolli është në përgatitjet e fundit për finalen e Ligës së Kampioneve. Punonjësit dhe organziatorët kanë bërë gjithçka gati në stadiumin “Ataturk”, që do të presë Manchester Cityn dhe Interin si dhe tifozët.

    Jashtë impiantit janë vendosur katër skulptura gjigande të Lionel Mesit, Cristiano Ronaldos, Stiven Xherardit dhe Gareth Bejlit.
    Veprat e artit i vizitoi edhe holandezi Uesli Shnajder, i cili ka luajtur më parë për Gallatasarajin.

    Në vitin 2010 ai fitoi Ligën e Kampioneve me Interin, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

    “Guardiola e ka ndërtuar ekipin si ka dashur. Iu deshën disa vite, por mendoj se tani City ka arritur një nivel të lartë dhe më lejoni ta them, do të jetë shumë e vështirë për Interin që t’i mundë ata. Por ndodhen në finale dhe një finale ngelet finale. Mendoj se sfida do të shkojë me penallti. Do të përfundojë 1-1. Dhe Interi do të fitojë me penallti”, thotë Shnajder.

    Ndërkohë futbollistët e Cityt dhe të Interit mbërritën në Stamboll, e kanë kryer stërvitjen e parë në stadiumin Olimpik Ataturk.

    Cityzens synojnë që të fitojnë tripletë në këtë sezon, e të përsërisin suksesin e United në 1999.

    Ndërkohë zikaltrit duan që të ringrenë trofeun pas triumfit që e arritën në 2010. Skuadra e Inzagit pësoi 3 gola në 6 takime në fazën e eliminimit direkt, duke mundur Porton, Benfikën e Milanin.

    Ndërkohë që në metropolin turk u ekspozua edhe trofeu i kompeticionit më të lakmuar në Europë, që ngjalli kureshtje nga tifozët, e po ashtu një Kupë më e madhe, me tifozët që patën mundësinë të bënin edhe fotografi.

    Klan News

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    RAJON

    79 vjet nga lindja e Ibrahim Rugovës, simbolit të pavarësisë dhe identitetit të Kosovës

    December 2, 2023

    Sot bëhen 79 vjet nga lindja e një figure shumë të rëndësishme të historisë së…

    Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

    December 2, 2023

    Presidentja Osmani dënon ashpër krimin për vrasjen e Liridonës: Femicidi është një njollë në ndërgjegjen tonë

    December 2, 2023

    Edi Rama në Samitin e Klimës: Shqipëria nuk ndot, por vuan nga pasojat

    December 2, 2023

    Vrasësi i paguar dhe bashkëshorti i viktimës përballë drejtësisë për vrasjen e Liridonës

    December 2, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.