Golfi më i shtrenjtë u shit për vetëm tetë minuta (VIDEO)

1 min read

Një numër i madh i njerëzve në botë janë të pasionuar pas veturave.

Por, ka edhe nga ata që vrapojnë për ta pasur i pari serinë e preferuar.

Kjo ndodhi javën e kaluar kur gjigandi gjerman Volkswagen, e prezantoi një seri të veçantë e të limituar (limited edition).

Golf R 333, i cili do të lansohet vitin e ardhshëm, pra në vitin 2024 u shit për vetëm tetë minuta.

R 333 do të jetë njëkohësisht seria më e shtrenjtë e Golfit, që do të kushtojë hiç më pak se 76 mijë e 410 euro.

Kjo u konfirmua edhe nga shefi i komunikimit të produkteve në VW, Stefan Voswinkel.watch (1)

Previous Story

Kosova nis përgatitjet për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë

Next Story

Lansimi i fundit i Apple mund të çojë në inovacion e izolim

Latest from Blog