Moti sot në mëngjes në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura shiu dhe bubullima.
Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 30 gradë.
Në Shkup paradite me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.
Siç paralajmërojnë nga DPHM-ja, sot dhe në ditët në vijim moti do të jetë i paqëndrueshëm në shumë vende në orët e pasdites me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat do të jenë të pa ndryshime të mëdha.