Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Sekretari i forumit rinor i Lëvizjes BESA në Shkup, i bashkohet BDI-së

      December 11, 2023

      Kovaçevski: Qeveria teknike është definuar me ligj, çdo improvizim mund të hedhë njollë në gjithë procesin zgjedhor

      December 11, 2023

      Hamendjet e VMRO-DPMNE-së për abstenim nga “Qeveria e Talatit”!

      December 11, 2023

      Këshilli i Ministrave në Shkup: Një hap drejt integrimit të politikave transportuese me BE-në

      December 11, 2023

      Osmani në Gjenevë për 75-vjetorin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut

      December 11, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»MAQEDONI»“Ujëvarat poetike”, një përzgjedhje me poezi të 22 poetëve shqiptarë në gjuhën maqedonase
    MAQEDONI

    “Ujëvarat poetike”, një përzgjedhje me poezi të 22 poetëve shqiptarë në gjuhën maqedonase

    June 7, 2023

    Këto ditë u botua libri “Ujëvarat poetike”, ku në gjuhën maqedonase janë prezantuar 22 poetë shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

    Libri “Ujëvarat poetike”, i cili është redaktuar, përkthyer nga shqip në maqedonisht dhe hartuar nga poeti dhe përkthyesi, Adem Abdullahu, është pjesë e bibliotekës “Urat” të botuesit “Ylberi Plus”.

    Vetë emri i bibliotekës “Urat” tregon thelbin e poezisë – ajo është urë lidhëse mes popujve, thotë në pasthënien e librit poetja Gordana Karakashevska.

    “Ky botim është shumë i rëndësishëm për njohjen e autorëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë trevë. Kjo duhet të na kënaqë veçanërisht sepse bëhet fjalë për poezinë bashkëkohore.

    Një nga cilësitë më emocionuese të poezisë është padyshim aftësia e saj për t’u kombinuar me shumë spontanitet, por edhe me shumë qëndrueshmëri, në fatin e vet dhe fatin e kombeve”, nënvizon Karakashevska.

    Autori Adem Abdullahu sipas zgjedhjes dhe shijes së tij në këtë libër ka përfshirë poezi të autorëve: Agron Shole, Adem Abdullahu, Arjan T. Kalço, Akif Isaku, Bajramali Selimi, Behare Neziri, Daim Miftari, Daut Dauti, Dashamir Malo, Emine Islami, Enkeleida Mitrollari, Erina Qoku, Yusufzia Ademi, Majlinda Zeqiri-Shaqiri, Mark Simoni, Natasha Xhelili, Sadije Aliti, Sulejman Mehazi, Xhelal Tosku dhe Shefqete Gosalci.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    SHOWBIZ

    Mbresa sjellë magjinë për festat e fundvitit

    December 11, 2023

    Moderatorja e këngëtarja e njohur shqiptare Mbresa Hajrullahu, po merr vëmendje me paraqitjet në rrjetet…

    Sekretari i forumit rinor i Lëvizjes BESA në Shkup, i bashkohet BDI-së

    December 11, 2023

    Tomë Dodaj, shitësi i armës që vrau Liridonën, arrestohet nga gjykata

    December 11, 2023

    Kovaçevski: Qeveria teknike është definuar me ligj, çdo improvizim mund të hedhë njollë në gjithë procesin zgjedhor

    December 11, 2023

    Hamendjet e VMRO-DPMNE-së për abstenim nga “Qeveria e Talatit”!

    December 11, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.