Fansat e Ariana Grandes të shqetësuar, këngëtarja shfaqet shumë e dobësuar në një video në TikTok

1 min read

Me një video të publikuar së fundmi në TikTok, Ariana Grande shkaktoi shqetësim të madh te fansat e saj. Në veçanti ndjekësit e saj online shprehën shqetësimin e tyre pasi këngëtarja duket se ka rënë shumë në peshë.

Klipi është një aksion promovues për bashkëpunimin e Grandes me kompaninë kozmetike “REM Beauty”. Në videon, e cila është filmuar në shtëpinë e saj, ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe në një tjetër kishte veshur një kapuç të bardhë. Flokët i kishte bisht, duke i lënë qafën dhe tiparet e fytyrës të zbuluara dhe të dukshme.

Interneti ishte i mbushur me shqetësime për shëndetin e yllit të popit. Ndërsa, shumë e cilësuan si të panjohur.“Kush e di tjetër ndjenjën? Makeup-i bën të gjithë ndryshimin… por nuk mund të ngopemi kurrë me #attheborderline eyeliner apo liner buzësh ”, ka komentuar këngëtarja.

(BalkanWeb)MirrorCeleb

Previous Story

Habit Dua Lipa: Nuk më ka pëlqyer emri im!

Next Story

Arsyet pse disa njerëz djersiten kur flenë

Latest from Blog