Xhelil Abdulla transferohet te Gostivari

1 min read

Xhelil Abdulla sezonin e ri do të luajë me skuadrën e Gostivarit. Mbrojtësi nga Tetova ka arritur marrëveshje me skuadrën shqiptare që u rikthye në elitën e futbollit vendor.

Sipas burimeve tona, Xhelil Abdulla ka firmosur kontratë dy vjeçare me Gostivarin, ndërsa ditëve në vijim pritet të prezantohet nga ana e klubit.

Xhelil Abdulla së fundmi luajti për Shkupin, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Renovës, Shkëndijës, Llapit, Euromilkut, Duisburgut dhe Grafshapit.

Previous Story

Apple prezanton kufjet e gjeneratës së re, kushtojnë 3499 Dollarë

Next Story

Shqiptohen 180 masa në Shkup, 47 për tejkalim të shpejtësisë

Latest from Blog