Bardhi: Nuk e përjashtoj rikthimin e Bashës, ja pse e vlerësoj

1 min read

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se nuk e përjashton rikthimin e Lulzim Bashës.

Ai shtoi se e ka në personalitetin e tij që thotë gjithçka që mendon dhe njësoj ka vepruar edhe me Bashën.

“Në ka pasur një njeri që zoti Basha në Partinë Demokratike e ka pasur oponencë permanente për çdo veprim, vendim, qoftë edhe mesazh, pra ne debatonim edhe pse u tha kjo gjëja kështu dhe nuk u tha kështu.

I vetmi njeri që ka qenë oponent brenda Partisë Demokratike i Lulzim Bashës ka qenë Gazment Bardhi dhe kjo ka qenë falë raportit krejtësisht njerëzor që ne kemi pasur me njëri-tjetrin.

Prandaj e vlerësoj Lulzim Bashën. Kur nuk përjashtoj as ndonjë tjetër, nuk përjashtoj as Lulzim Bashën. Unë nuk jam në gjuhën përjashtuese,” – u shpreh Bardhi.

Previous Story

Vidhen para, ari e revole në një shtëpi në Lubizhdë të Prizrenit

Next Story

Elitës po i shkon fustani ‘zhag’ nëpër tokë, por gjoksi i zbuluar më shumë se ç’duhet merr tërë vëmendjen

Latest from Blog