Arsenali po përshpejton për transferimin e Tielemans

1 min read

Youri Tielemans do të largohet nga Leicester City pas katër viteve qëndrim te skuadra angleze.

Mesfushori belg ka mbetur futbollist i lirë pasi kontrata me Leicesterin i ka skaduar.

Shumë skuadra janë vënë pas tij dhe Tielemans së shpejti do të vendos për të ardhmen e tij, pasi ofertat nuk mungojnë.

Mail Spot ka raportuar se Arsenali është duke përshpejtuar për të siguruar shërbimet e belgut, pasi kanë frikë se mund ta humbasin atë.

Drejtuesit e klubit londinez kanë pasur takim me agjentët e lojtarit duke i propozuar një kontratë katër vjeçare dhe me një pagë rreth katër milionë eurove në sezon.

Tielemans ka oferta edhe nga Roma, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Napoli dhe Galatasaray.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me Leicesterin, ku ka realizuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Previous Story

INTEGRIMI NË BE/Ahmeti optimist, Kovaçevski e Mickoski në kërkim të kompromisit!

Next Story

Shaqiri: MASH po bën gjithçka që tekstet shkollore të dorëzohen në kohë

Latest from Blog