Sot hapet Java e Krenarisë në Kosovë

1 min read

Sot zyrtarisht pritet të bëhet hapja e Javës së Krenarisë në Kosovë.

Të pranishëm në hapjen zyrtare do të jenë presidentja, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, ambasadori i Suedisë, Jonas Ëesterlund si dhe, Frank Poëer, Drejtor i zyres së Këshillit të Evropës.

“Përmes slloganit ‘T’du qashtu qysh je’ në këtë edicion duam të përçojmë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me ‘T’du qashtu qysh je’ duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është më se e nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor”, njofton Prishtina Pride.

Sipas Prishtina Pride, mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTQI+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikbërjes.

Kjo Javë e Krenarisë na rikujton që jetët e personave LGBTQI+ janë të rëndësishme.

Previous Story

Suedia e shpall zyrtarisht seksin sport, organizon Kampionatin Evropian të Seksit

Next Story

Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

Latest from Blog