/

Grubi: Hashim Thaçi me shokë janë themeli i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës

1 min read

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi kanë qëndruar sot për vizitë në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se drejtësia e krerëve të UÇK-së do të konfirmohet.

Statusi i plotë:

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti qëndruam sot për vizitë në familjen e ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju treguar se jemi në mbështetje të tyre dhe të bindur në fitoren e drejtësisë së djalit të tyre dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Hashimi me shokë janë themeli i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lufta e tyre ishte e drejtë, e përkrahur nga i gjithë faktori ndërkombëtar.

Drejtësia do të konfirmohet! Liria ka emër!

Previous Story

Ahmeti vizitoi familjen e Thaçit: Në Hagë po mbrohet dinjiteti i UÇK, Hashimi me shokë do të kthehen si fitues

Next Story

VIZITË FAMILJES SË ISH PRESIDENTIT TË KOSOVËS/ GRUBI: HASHIM THAÇI ME SHOKË JANË THEMELI I LIRISË DHE SHTETËSISË

Latest from Blog