Zyrtare: Messi largohet nga PSG

1 min read

Spekulimeve ju vjen fundi, Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, i cili tha se ndeshja ndaj Clermont do të jetë e fundit e Messit te kampioni francez.

“Unë e kisha privilegjin për të trajnuar lojtarin më të mirë në histori të futbollit, këtë vikend do të jetë ndeshja e fundit e Messit te PSG në ‘Parc des Princes’ kundër Clermont”, tha Galtier.

Në 74 paraqitje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain, Lionel Messi shënoi 32 gola ndërsa regjistroi 35 asistime.

Previous Story

Arrestohet për dhunë ndaj gruas një person nga Gostivari

Next Story

Berisha shkëput kontratën me Torinon

Latest from Blog