Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Grubi: Me dinamikën e duhur po zhvillohen punimet ndërtimore në objektin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

      December 11, 2023

      Sekretari i forumit rinor i Lëvizjes BESA në Shkup, i bashkohet BDI-së

      December 11, 2023

      Kovaçevski: Qeveria teknike është definuar me ligj, çdo improvizim mund të hedhë njollë në gjithë procesin zgjedhor

      December 11, 2023

      Hamendjet e VMRO-DPMNE-së për abstenim nga “Qeveria e Talatit”!

      December 11, 2023

      Këshilli i Ministrave në Shkup: Një hap drejt integrimit të politikave transportuese me BE-në

      December 11, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Redakcija.mk: Ajo që po bën VMRO është kulmi i demagogjisë dhe hipokrizisë
    MAQEDONI

    Redakcija.mk: Ajo që po bën VMRO është kulmi i demagogjisë dhe hipokrizisë

    June 1, 2023

    Shkup, 1 qershor/indeks.mk-Kjo që po bën tani VMRO-ja paraqet kulmin e demagogjisë së Mickovskit dhe bashkëpunëtorëve të tij rreth tij, sepse pikërisht disa anëtarë të shquar të VMRO-së, fshehurazi dhe publikisht, kanë punuar për afrimin, ose më mire thënë, për marrëdhënie “të natyrshme” me Bullgarinë. Nuk po themi se është diçka negative, por të paktën duhet ditur ky fakt, shkruan portali redakjaja.mk. në editorialin e vet, duke u ndërlidhur në një pjesë të intervistës për TV Shenja të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Risto Penov.

    Për më tepër, në tekstin e titulluar “Pse ka të drejtë Penov për hipokrizinë e pafund të VMRO-DPMNE-së?”, portali i referohet më gjerësisht një sërë situatash që e çuan VMRO-në në imazhin e një partie pro-bullgare.

    “Që nga krijimi i DPMNE-së, I ka dale zëri për ringjalljen e një sentimenti tjetër ndaj së kaluarës dhe rrënjëve. Nga VMRO-ja erdhën sulmet ndaj gjuhës dhe alfabetit maqedonas dhe nuk është rastësi që babai i alfabetit dhe gramatikës moderne, Blazhe Koneski, u quajt me eufemizëm “Xhuxhi nga Nebregova”, I akuzuar se krijoi një hendek midis gjuhës dhe alfabetit maqedonas dhe gjuhës dhe alfabetin bullgar! VMRO-ja ishte partia që ua hoqi anatemën disa figurave historike që deri atëherë trajtoheshin si “bullgarë”. Dështoi vetëm me Vanço Mihaillovin, por figura e tij prej “dylli” e zbukuron edhe “Muzeun e VMRO-së”, dhe nevojitej vetëm pak që edhe ati të maqedonizohej, , edhe pse gjatë gjithë jetës ka vepruar në pozita të kundërta. Nëse i shikojmë monumentet e Shkupit 2014, do të shohim se aty janë mbledhur të gjithë, edhe ata që e kanë likuiduar njëri-tjetrin për shkak të pozitave të tyre promaqedonase apo probullgare!”, shkruan redakjaja.mk, duke iu referuar VMRO-së se ajo lehtë gjeti justifikim te teza se historinë maqedonasve ua kanë shkruar komunistët e Titos ose serbë, prandaj duhet te trajtohen ndryshe tani…”Dhe u trajtuan ashtu, prandaj dhe qëndrojne me krenari hipur në kuaj në Sheshin Maqedonia!”.

    Më tutje portali thekson se VMRO bëri një hap përpara jo vetëm duke u afruar me qarqe të caktuara bullgare, por edhe në nivel zyrtar. Kështu, kur erdhi në pushtet në vitin 1998, pranoi një marrëveshje në të cilën nuk përmendej gjuha maqedonase, por “gjuha zyrtare” e Republikës së Maqedonisë. Pra, një gjuhë zyrtare, por pa emër!

    “Nëse një parti ka dhënë kaq shumë arsye për ta quajtur pro-bullgare dhe atë me aktivitete specifike, atëherë kurrsesi nuk mund t kuptohen qëndrimet aktuale kundër përfshirjes së bullgarëve në preambulën e kushtetutës, ku ata gjithsesi do të “humben” bashkë me të gjitha komunitetet që përmenden aty! Të bëhemi pak ironikë, VMRO-ja duhet ta përkrahë këtë qeveri pikërisht për arritjen e synimeve të tyre të kahershme për afrim me fqinjin lindor! Ndaj, “kokëfortësia” ndaj ndryshimeve kushtetuese është një diskurs i pasinqertë dhe demagogjik për nevoja politike ditore, qëllimi i vetëm i të cilit është rikthimi në pushtet, jo interesat e shtetit”, përfundon portali.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Grubi: Me dinamikën e duhur po zhvillohen punimet ndërtimore në objektin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

    December 11, 2023

    Objekti i ri i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës po kompletohet dita ditës, pasi tashmë…

    Mbresa sjellë magjinë për festat e fundvitit

    December 11, 2023

    Sekretari i forumit rinor i Lëvizjes BESA në Shkup, i bashkohet BDI-së

    December 11, 2023

    Tomë Dodaj, shitësi i armës që vrau Liridonën, arrestohet nga gjykata

    December 11, 2023

    Kovaçevski: Qeveria teknike është definuar me ligj, çdo improvizim mund të hedhë njollë në gjithë procesin zgjedhor

    December 11, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.