Arrestohet personi që dyshohet se plagosi 51-vjeçarin në Skenderaj, i konfiskohet arma

1 min read

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se ka plagosur të mërkurën mbrëma një 51-vjeçar në Skenderaj.

Policia ka njoftuar të enjten se i arrestuari është 31-vjeçari me inicialet L.R.

548729097467353“Një person i dyshuar është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Skenderaj, arrestimi i të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, është bërë pasi që i njëjti me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në komunikatën për media.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, e më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

“Ndërsa, në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar një armë të shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë”, bëhet e ditur tutje.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale “Vrasje ne tentativë”.

Previous Story

Rakiq thotë se KFOR-i u dislokua për të penguar Policinë e Kosovës; KFOR-i s’e konfirmon

Next Story

Sveçla thirrje qytetarëve të mos iu përgjigjen protestave në jug të Mitrovicës: Nuk i ndihmojnë Kosovës

Latest from Blog