Kryetari Ahmeti apelon për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

1 min read

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në vazhdim të dialogut.

Me shqetësim po përcjell situatën në Veri të Kosovës dhe dënoj ashpër sulmin ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it nga ana e protestuesve të dhunshëm.

Apeloj për deeskalim të situatës, rikthim të dialogut mbi parimin e njohjes së ndërsjellë dhe konform qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm dhe realitet i pakthyeshëm, andaj kërkoj nga autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me partnerët tanë strategjik, Europën dhe SHBA-të.

Previous Story

Grubi: Dënoj ashpër protestat e dhunshme në Veri të Kosovës, të rikthehet dialogu në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Next Story

Mesiq: Maqedonia që moti duhej të ishte anëtare e BE-së

Latest from Blog