Xhaçka: Sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme

1 min read

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me atë se çka ndodhi sot në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e protestuesve ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme.

Xhaçka, ka thënë se tani është koha që të shtensionohet situata, njofton Klankosova.tv.

“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë! Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it. De-përshkallëzimi tani është vendimtar!”, shkroi Xhaçka.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”.

Previous Story

Tetovari 38 vjeçar e rrah gruan e tij, e bën për spital!

Next Story

Konjufca dënon ashpër dhunën e bandave kriminale serbe ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve

Latest from Blog