Kovaçevski uron Erdoganin: Besoj se do të punojmë për sigurinë në botë

1 min read

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për fitoren e tij të djeshme në zgjedhjet presidenciale.

Kovaçevski thotë se shpreson për thellim të bashkëpunimit në nivel ekonomik dhe bashkëpunim në kuadër të NATO-s.

“Urime Rexhep Taip Erdogan për mandatin e ri presidencial. Ne vazhdojmë të zhvillojmë miqësinë e madhe dhe tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në një plan ekonomik bilateral dhe në kuadër të partneritetit të NATO-s. Para nesh janë sfidat në nivel global dhe kam besim se, si më parë, do të punojmë së bashku dhe me një përkushtim edhe më të madh për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Evropës dhe paqen në botë”, shkruan Kovaçevski.

Previous Story

Grubi uron presidentin turk Erdogan për mandatin e ri të fituar

Next Story

“Nuk do jem më pjesë e Big Brother”, Arbër Hajdari flet për planet e të ardhmes

Latest from Blog