WhatsApp po bën gati ndryshimin e madh për përdoruesit

1 min read

Miliona njerëz në botë dërgojnë dhe marrin me miliarda mesazhe gjatë ditës me aplikacionin WhatsApp, i cili është duke bërë gati një ndryshim të madh.

WABetaInfo ka zbuluar se aplikacioni në pronësi të META-s po punon për të bërë të mundur përdorimin e tij edhe pa numër telefoni. Përdoruesi do të jetë në gjendje të vendosë një emër unik pa dhe ta përdor atë pa pasur nevojë për një numër telefoni.

“Për këtë ndryshim është ende duke u punuar dhe nuk është akoma gati për përdoruesit. Kjo do t’i japë mundësi përdoruesve që të mos zbulojnë numrat e tyre të telefonit kur komunikojnë me bizneset”, shkruan WABetaInfo.

Previous Story

Shkup, gjoba për 211 shoferë – 70 për vozitje të shpejtë

Next Story

Paris Saint-German është shpallur kampion në Francë pas barazimit me Strasbourgun në xhiron e parafundit. Për PSG-në mjaftoi goli i Messit në minutën e 59-të të takimit për të mbyllur çështjen e titull, ku është katër pikë larg Lensit. Pavarësisht fitores së Lensit sot, PSG-ja matematikisht fitoi titullin pasi deri në fund të sezonit ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu luajtur.

Latest from Blog