FSK-ja realizon trajnim me ushtrinë kroate: Të gatshëm për sfida, të trajnuar për mision

1 min read

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i atashuar në brigadën e mekanizuar të ushtrisë kroate, ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar Kroate.Ushtarakët e FSK-së ndanë përvojat e tyre në edukim ndaj mjeteve të pashpërthyera duke treguar kështu kapacitetet që ka Kosova në fushën e Deminimit dhe Edukimit për mjetet e rrezikshme.

Kosova është nikoqire e “Defender Europe 23”, ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar.Dita promovuese është mbajtur më 21 maj, ndërsa aktivitetet do të përmbyllen me 2 qershor.

Ushtrimi nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 23 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa.

Previous Story

Rama për vdekjen e Tina Turner: Sonte toka është më e varfër e qielli më i shndritshëm

Next Story

Anuar Hadid, xheloz për Dua Lipën

Latest from Blog