Të shtëna me armë zjarri nga një veturë në Leposaviq

1 min read

Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit është raportuar se është shtënë me armë zjarri nga një veturë.

Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47.

Sipas policisë, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Fsh. Soqanicë, Leposaviq 22.05.2023 . Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Previous Story

“S’mund të ndihmosh ata që nuk duan ndihmë”, Kim Kardashian flet për divorcin nga Kanye pa i përmendur as emrin

Next Story

Kejvina Kthella i kërkon publikisht ‘borxhin’ e vjetër Luizit

Latest from Blog