Punonjësi shqiptar i besimit islam, rregullon dyshemenë e kishës me gjysmë çmimi

1 min read

I kontraktuar për të rregulluar dyshemen e një kishe, Behar Hoxha edhe pse është besimtar i fesë islame, ka vendosur që sanimet ti kryej me çmim të përgjysmuar, shkruan Veriu info

E krejt këtë ai po e bënë sepse sipas tij kudo ku luten shqiptarët është shtëpi e zotit.

Gjesti i veçantë i ka lënë përshtypje pronarit të kishës ku edhe e ka bërë një postim në rrjetin Social Facebook.

Postimi i plotë:

Mikut tim Behar Hoxha i kerkova të punonte dyshemenë e kishës së re të Naraçit.
Behari është besimtar Mysliman, por më tha ndryshe nga punët e tjera për tempullin e zotit dhe ku luten shqiptarë unë do të marr 1/2 e pagesës.
Sa njerëz të mirë ka ky vend që të mbushin me shpresë dhe rrezatojnë mirësi!

Previous Story

Dauti: Bullgaria me paraqitjet provokuese ndaj Maqedonisë, i ndihmon ata që nuk duan normalizim të marrëdhënieve ndërfqinjësore!

Next Story

LSDM: VMRO-ja duhet të tregojë nëse do t’i bashkëngjitet bllokut europian apo do të qëndrojë me Levicën

Latest from Blog