Një tjetër telash për Juven

1 min read

Juventusi do t’i nënshtrohet një tjetër gjyqi sportiv. Prokuroria e Federatës së Futbollit ka nisur hetimin për klubin bardhezi në lidhje me manovrat që ka bërë për pagesat e futbollistëve.

“Zonja e Vjetër” akuzohet për shkelje të nenit 4.1, që ka të bëjë me korrektësinë sportive. Gjyqi është caktuar që të mbahet në muajin Qeshor.
Klubit bardhezi i referohen përgjegjësitë direkte dhe objektive për veprimet dhe sjelljet e drejtuesve të tij, raporton Sportmediaset. Hetimi do të bëhet për Andrea Anjelin, ish-president, Pavel Nedved, në atë kohë zv.president, Fabio Paratici, Federico Cherubini, Giovanni Manna, Paolo Morganti dhe Stefano Braghi.

Federata Italiane ka dyshime për manovrat në lidhje me pagat për sezonin 2019-20, atë të vitit futbollistik pasardhës, marrëdhëniet me agjentët dhe me partneritetin me klubet e tjera.

Klan News

Previous Story

Ukrainasit pretendojnë se shpërthimet në Mariupol goditën një bazë ruse

Next Story

Biden: SHBA do të trajnojë ukrainasit për avionët F-16

Latest from Blog