Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Fajon: Të gjitha partitë të bëjnë hapat e nevojshëm për integrimin e Maqedonisë në BE

      December 1, 2023

      Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve

      December 1, 2023

      Mitovski: Diplomati Amerikan Obrajan tha që as veturë nuk do të blija nga Mickoski, lerë më të votoj për të

      December 1, 2023

      Prej sot rikthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike

      December 1, 2023

      Shaqiri në takim me prindërit e SHFK “Todor Janev” në Çashkë

      December 1, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Takimi me partnerët e koalicionit, Ahmeti: Mbetemi të përkushtuar në trasimin e rrugës së integrimit me përkrahje të BE dhe SHBA
    MAQEDONI

    Takimi me partnerët e koalicionit, Ahmeti: Mbetemi të përkushtuar në trasimin e rrugës së integrimit me përkrahje të BE dhe SHBA

    May 19, 2023

    Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në takimin e partnerëve të koalicionit ku është diskutuar mbi aktualitetin politik dhe për të rikonfirmuar qëndrimet tona të paluhatshme për ardhmërinë europiane të vendit.

    Me partnerët e koalicionit qeverisës u takuam sot për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe për të rikonfirmuar qëndrimet tona të paluhatshme për ardhmërinë europiane të vendit.

    Prioritet i padiskutueshëm i Maqedonisë së Veriut është miratimi i ndryshimeve kushtetuese, proces që nuk dëmton në asnjë mënyrë vendin, proces që përforcon demokracinë, që nuk ka alternativë tjetër për të vazhduar aspiratën tonë të eurointegrimit.

    Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar në trasimin e mëtejshëm të rrugës së integrimit dhe për këtë ka përkrahjen e madhe të vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Takimi ynë i sotëm është njëherit edhe thirrje për të gjitha palët, veçanërisht ndaj opozitës për të reflektuar mbi rëndësinë e këtij momenti dhe për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtarë që duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare të plotëfuqishme të Bashkimit Europian.

    Ka ardhur koha që të lëmë anash ndasitë dhe inatet politike, të dëshmojmë pjekuri dhe të betonojmë përcaktimin tonë strategjik euro-amerikan.
    https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/786644309496360

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    RAJON

    Haradinaj: Organeve të rendit u takojnë përgëzimet për luftën kundër krimit

    December 1, 2023

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje ndaj organeve të rendit për punën e…

    Prania e presidenti izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkakton polemika dhe largimin e Iranit

    December 1, 2023

    Të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë merren në paraburgim

    December 1, 2023

    Lavrov: Serbia duhet të ndjekë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për të vazhduar negociatat

    December 1, 2023

    Tajani: Sulmi në Banjskë, akt i papranueshëm, dialogu duhet të vazhdojë

    December 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.