Mblidhet Komisioni, shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur

1 min read

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Projektligji për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Mbledhja e Komisionit pritet të fillojë në ora 10:00.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Previous Story

Chollet dhe Escobar sot para senatit

Next Story

Policia e Kosovës gati për betimin e kryetarëve të komunave veriore

Latest from Blog