Haxhi Krasniqi e jep lajmin: Do të boksoj në gusht në Kosovë, shihemi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

1 min read

Boksieri i njohur Haxhi Krasniqi, përmes ka zbuluar se kur do të zhvillohet ndeshja e tij e boksit në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Ai njoftoi se ndeshja do të mbahet më 5 gusht dhe ka paralajmëruar një ndeshje të paharrueshme.

download (1)Ndërkaq Krasniqi nuk e ka treguar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet.

“Miq të dashur, duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”, tha ai.

Previous Story

Xhaka pritet të kthehet në Bundesliga

Next Story

Albina Kelmendi nuk po ndalet, paralajmëron projektin e radhës

Latest from Blog