Pejë: 21-vjeçarja dyshohet se u ngacmua seksualisht nga vjehrri

1 min read

Një rast i rëndë ka ndodhur në një familje në Pejë.

Dyshohet se një burrë e ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit.

Rasti u konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

“Është iniciuar rast ndaj tij, nën dyshimin se ka kryer veprën “Ngacmim seksual””, tha Nikçi për Klankosova.tv

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 11 maj.

Nga mediat është raportuar se 63-vjeçari i kishte hyrë në dhomë 21-vjeçares, duke e puthur me zor dhe duke e prekur në vendet intime./ Klankosova.tv

Previous Story

Shfaqen pamjet/ Studentët kroatë dhe serbë demolojnë një hotel në Ohër

Next Story

Alarm për bombë në disa shkolla në Serbi

Latest from Blog