City sot e pret Realin, rruga për në finale bëhet interesante

1 min read

Sot luhet një nga ndeshjet më interesante në Champions League këtë sezon.

Manchester City do të jetë nikoqir i Real Madridit në Etihad Stadium, në gjysmëfinalen që nisë nga ora 21:00.

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” u mbyll baras ku rezultati ishte 1-1, ndërsa për të kaluar në finale, secilit ekip i kryen punë vetëm fitorja.

Ekipi i Guardiolas që tashmë pothuajse e ka siguruar titullin në Premier League, shihet nga kompanitë e basteve si favorit kryesor, ndërsa ekipi i Ancelottit, që deri më tani e ka vetëm trofeun e Kupës së Mbretit të fituar, e ka të domosdoshme kalimin në finale në mënyrë që sezoni të mos iu shkoj duar bosh.

Previous Story

Alarm për bombë në disa shkolla në Serbi

Next Story

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Latest from Blog