Anija e fundit me drithë nën marrëveshjen e Detit të Zi lë Ukrainën

1 min read

Anija e fundit sipas marrëveshjes së Detit të Zi për drithërat ukrainase e ka lëshuar territorin e këtij shteti këtë të mërkurë.

Zëdhënësi i Qendrës së Përbashkët për Koordinim, i ka thënë CNN-it se bisedimet për vazhdimin e saj janë duke vijuar, transmeton KlanKosova.tv.

Anija e ka lënë postin e Chornomorsk në brigjet e Detit të Zi, duke bartur 30 mijë tonë misër dhe që është nisur në drejtim të Turqisë.

Iniciativa e Detit të Zi për drithin i mundëson Ukrainës që ta eksportojë atë përmes detit. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, është nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina në qershorin e vitit të kaluar dhe prej atëherë është vazhduar disa herë.

Marrëveshja skadon të enjten dhe deri më tani nuk është rinovuar.

Previous Story

Gjoba për 197 shoferë në Shkup, 55 për vozitje të shpejtë

Next Story

Veliaj: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën! Të mos vazhdojmë historinë me përçarje

Latest from Blog