Vazhdon debati në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve

1 min read

Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane edhe sot do të vazhdojë me debatin për Propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve, që shkojnë me flamur evropian dhe që duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e sotme, anëtarët e këtij komisioni duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për eksproprijim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Deri tash në Komisionin për Çështje Evropiane, opozita maqedonase ka kundërshtuar me fjalime pa fakte këtë projekt me rëndësi strategjike për vendin.

Previous Story

Vidhen mbi 5800 euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

Next Story

Ngacmohet seksualisht një grua në Pejë

Latest from Blog