Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      LSDM: Kryetarët e VMRO DPMNE-së abuzojnë me paratë publike dhe rrisin faturat e qytetarëve

      December 2, 2023

      Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe Lladrovcin, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Rugova

      December 2, 2023

      Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

      December 2, 2023

      Sot do t’i mbushte 79 vjet! Ali Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e presidentit historik

      December 2, 2023

      Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

      December 2, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»BOTA»Turqi / Fillon votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
    BOTA

    Turqi / Fillon votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

    May 14, 2023

    Rreth 60,7 milionë qytetarë turq janë regjistruar për të votuar në Türkiye, kurse jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë që do të votojnë për herë të parë.

    Miliona votues filluan të drejtohen drejt qendrave të votimit në Türkiye, për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit, raporton Anadolu.

    Rreth 60,7 milionë qytetarë turq janë regjistruar për të votuar në Türkiye, kurse jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë që do të votojnë për herë të parë.

    Gjithsej 191.884 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendit, të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës nga ora 08:00 deri në ora 17:00 sipas kohës lokale.

    Çdo votues do të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.

    Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, dhe kandidatit Sinan Oğan.

    Muharrem İnce, një kandidat tjetër presidencial, u tërhoq nga gara të enjten, por sipas autoritetit zgjedhor të vendit, pavarësisht tërheqjes së tij në “minutën e fundit”, votat e hedhura për të do të pranohen si të vlefshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 6271.

    Pavarësisht tërheqjes së tij nga gara presidenciale, partia e tij “Atdheu” mbetet në garë për ulëset në parlamentin prej 600 vendesh.

    Mbi 30 parti politike dhe mbi 150 kandidatë të pavarur për deputetë do të garojnë në zgjedhje.

    Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca Kombëtare, Aleanca ATA, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Unionit të Forcave Socialiste.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    LSDM: Kryetarët e VMRO DPMNE-së abuzojnë me paratë publike dhe rrisin faturat e qytetarëve

    December 2, 2023

    LSDM ka bërë një denoncim të fortë kundër kryetarëve të komunave të VMRO-së, të cilët…

    Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe Lladrovcin, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Rugova

    December 2, 2023

    Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

    December 2, 2023

    Sot do t’i mbushte 79 vjet! Ali Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e presidentit historik

    December 2, 2023

    79 vjet nga lindja e Ibrahim Rugovës, simbolit të pavarësisë dhe identitetit të Kosovës

    December 2, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.