Rama nxjerr foton: Të tjerët shohin filxhanin, superskuadra e PS ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale

1 min read

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një fotografi nga selia e Partisë Socialiste, në të cilën shfaqet ekipi i punës, që siç shprehet ai, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale, sa i takon rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë bashkish në të gjithë vendin.

Në postim, Rama nuk le pa ironizuar kundërshtarët politikë.
“LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore. Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj e lexojnë me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, shkruan Rama./tvklan.al

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/799042211591442

Previous Story

Gazetari Mislimi: Lutjet e Bilall Kasamit, Afrim Gashit dhe Fatmir Limanit e çuan në raund të dytë presidentin e Turqisë

Next Story

Video | Gazetari raporton live, numëruesi nga pas përfundon në tokë

Latest from Blog