Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Grubi: I tmerruar nga vrasja e 14 vjeçares nga Shkupi, autorët të dalin para drejtësisë

      December 3, 2023

      Lajmi fundit/ Njeriu i Mickoskit arrestohet nga policia, dyshohet se kishte me vete 32kg drogë

      December 3, 2023

      U akuzua nga opozita se është e afërt me BDI-në, Visar Ganiu i jep tender Eurovias për ndërtimin e pishinës në Çair

      December 3, 2023

      Bekteshi prezanton Platformën e Investimeve për tranzicionin energjetik në Samitin COP28 në Dubai

      December 3, 2023

      Bashkia Tropojë shpall Qytetar Nderi, Ali Ahmetin

      December 3, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Ahmeti – Xhaçka: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është garancia më e mirë e stabilitetit në Europë
    MAQEDONI

    Ahmeti – Xhaçka: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është garancia më e mirë e stabilitetit në Europë

    March 27, 2023

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot priti në takim ministren shqiptare për Europë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka. Rruga e integrimit europian, procesi i reformave dhe ndryshimet kushtetuese, zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe bashkëpunimi ekonomik ishin tema të bisedës mes Ahmetit dhe Xhaçkës.

    Në tre dekada marrëdhënie diplomatike, Ahmeti e ka falënderuar Xhaçkën për partneritetin e shkëlqyer mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, ndërsa bashkëpunimi bilateral është vlërësuar në nivel por me nevojë të thellimit të bashkëpunimit në projekte të reja që janë në interes të të dyja vendeve.

    Reformat që po zhvillohen në vend si dhe nevoja e ndryshimeve kushtetuese ishin gjithashtu temë e bisedës mes Ahmetit dhe Xhaçkës, si nevojë e patjetërsueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë procesin e integrimit europian, ndërkohë që Ahmeti e ka informuar Xhaçkën për frontin e përbashkët Europian që për qëllim ka finalizimin e këtij procesi me anëtarësimin e vendit në BE si alternativë e vetme.

    Theksi gjatë bisedës është vënë edhe te procesi i integrimit europian pasiqë të dy vendet ecin në të njejtën rrugë dhe zhvillimi po bëhet në rritme të pandërprera përfshirë këtu edhe procesin e skriningut.

    Ahmeti dhe Xhaçka diskutuan edhe mbi zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur në Ohër, si mundësi e vetme për paqe dhe prosperitet në Ballkan dhe me këtë rast u theksua mbështetje e fuqishme e Shkupit dhe Tiranës për zbatimin e plotë dhe joselektiv të dispozitave të kësaj marrëveshje.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Grubi: I tmerruar nga vrasja e 14 vjeçares nga Shkupi, autorët të dalin para drejtësisë

    December 3, 2023

    Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook,…

    Lajmi fundit/ Njeriu i Mickoskit arrestohet nga policia, dyshohet se kishte me vete 32kg drogë

    December 3, 2023

    U akuzua nga opozita se është e afërt me BDI-në, Visar Ganiu i jep tender Eurovias për ndërtimin e pishinës në Çair

    December 3, 2023

    Bekteshi prezanton Platformën e Investimeve për tranzicionin energjetik në Samitin COP28 në Dubai

    December 3, 2023

    Bashkia Tropojë shpall Qytetar Nderi, Ali Ahmetin

    December 3, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.