/

Ali Ahmeti: BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

1 min read

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë dhe se ky është moment i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut për rrugën drejtë BE-së.

“Tema ka qenë mjaftë atraktive, Fornti për Europë është moment i rëndësishëm jo vetëm për BDI por edhe për gjithë qytetarët e vendit që ky front të zgjerohet, ky front edhe të jetësohet sepse shërbim më të mirë qytetarëve asnjëherë nuk mund të ju bëjmë përveç se me anëtarsimin e vendit tonë në BE”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ndryshe, javën e ardhshme pritet të mbahet edhe një mbledhje ku do të diskutohen çështjet të tjera.

Previous Story

BDI e bashkuar rreth Frontit për Europë

Next Story

Grubi: S’ka deputet shqiptar që s’i voton ndryshimet kushtetuese

Latest from Blog