DAP: Aplikacioni “TVSH-ja ime” është përshtatur me ndryshimet e reja

1 min read

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton përdoruesit e aplikacionit “TVSH-ja ime” se është përshtatur në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për rimbursimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizik.

Nga DAP thonë se të gjithë përdoruesit e “TVSH-ja ime” do të duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nga Playstore, Appstore dhe Huawei Appgallery. Pagesat me shumën maksimale të rritur prej 2.100 denarë për përdorues për llogaritë e skanuara fiskale në tremujorin e parë të këtij viti do të kryhen në muajin maj.

Sipas DAP, aplikacioni “TVSH-ja ime” aktualisht përdoret nga 523,673 qytetarë dhe numri i përdoruesve të rinj po rritet çdo ditë. Nga fillimi i masës e deri më sot qytetarëve u janë kthyer afër gjashtë miliardë denarë.

Previous Story

Blinken siguron Kongresin se fondet për Ukrainën do të zgjasin gjithë vitin

Next Story

VMRO ende nuk tregon shenja demokratizimi, vazhdon të luaj me letra të nacionalizmit

Latest from Blog