/

Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanët në të gjithë botën nisën agjërimin

1 min read

Rreth një të katërtën e popullsisë së botës nisën një ditë ndryshe sot më 23 mars, pasi lindja e diellit i gjeti duke agjëruar. Besimtarët myslimanë nisën muajin e Ramazanit, simbolin e sakrificës, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik.

Për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij. Libri i shenjtë Kurani, e përcakton agjërimin një nga pesë shtyllat kryesore islame, simbol i sakrificës.

Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore. Njerëzit në mbarë botën nisin ritin, i cili vijon për 30 ditë me radhë. Në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit vjen Fitër Bajrami, festë simbolike e fesë islame. Pjesa më e madhen e qytetarëve që agjërojnë ndodhen në Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Algjeri, Tunizi, Jemen, Siri, Irak, Iran, Turqi, Kosovë, Shqipëri e shumë shtete të tjera.

Ata e mirëpresin muajin e ramazanit në mënyra të ndryshme, ku palestinezët blejnë dekorime për Ramazan, Bosnja hedh fishekzjarre, Pakistan nis shitjen në masë të hurmave arabe, pakistanezët përgatitin tregjet, e shumë të tjerë vizitojnë xhamitë e vendet e shenjta. Ndryshe nga vendet e tjera, nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit do ta gjejë një pjesë të popullit turk në çadra. Tërmeti shkatërrimtar i cili shkaktoi shifra shumë të larta viktimash, la miliona persona në Turqi në mjerim. Ata humbën të afërmit dhe shtëpitë, pak javë para muaji

Previous Story

Moti sot

Next Story

“Plani i paqes”/ Gjermania i kërkon Kinës që të fillojë bisedimet me Kievin

Latest from Blog