/

“Problemet” me gjimnazin e Tetovës, Disha: Llogaria përfundimtare e Komunës mbetet e hapur!

1 min read

Pas publikimit të lajmit lidhur me obstruksionet që Bilall Kasami i bën gjimnazit të Tetovës, duke mos i votuar llogarinë përfundimtare dhe duke mos i ndarë dotacionet ka reaguar, këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha.

Në një prononcim për indeks, Disha ka thënë se kryesuesi i këshillit të Tetovës nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë veprim. Thotë se me këtë veprim, llogaria përfundimtare e Komunës së Tetovës ende nuk është e kompletuar e madje ai pati një porosi edhe për kreun e Komunës, Bilall Kasami.

Kujtojmë, dje në një prononcim për indeks, drejtoresha e gjimnazit, Teuta Llalla denoncoi se, kreu i Komunës së Tetovës së bashku me marionetat e tij, janë duke i shkaktuar probleme të shumta me qëllim pengimin e procesit mësimorë në gjimnazin e Tetovës.

Previous Story

Kovaçevski: VMRO u thotë ambasadave na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën

Next Story

Kurtit i telefonon Këshilltari Special i Blinken: Më uroi për marrëveshjen

Latest from Blog