Rabiot në mes të Juventus dhe Anglisë

1 min read

Adrien Rabiot është një nga shtyllat e ekipit të Juventus në këtë sezon, ku në 33 ndeshje në të gjitha garat ka regjistruar 9 gola dhe 4 asistime.

27 vjeçarit i skadon kontrata në verë, megjithatë ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Është mundësia që të largohem, por është edhe mundësia që ta vazhdoj kontratën me Juventus. Njehem mirë në Torino. Jam duke kaluar sezon të mirë dhe kam marrëdhënie të mira me trajnerin”, tha mesfushori për mediumin italian “Tuttorsport”.

Rabiot ishte transferuar në vitin 2019 tek Juventus nga Paris Saint Germain me kosto zero dhe në të njejtën mënyrë mund të largohet nga Italia për në Angli, vend në të cilin ka bërë të ditur më parë se e ka ëndërr të luajë.

Previous Story

Fundi i luftës në Ukrainë nuk është afër pas bisedimeve Putin-Xi

Next Story

Vedati pas daljes nga BBVK takohet me Zhegrovën dhe Sadikun

Latest from Blog