/

Grubi në Top tema: Qytetarët mbrëmë krijuan eufori nga ardhja e Ali Ahmetit në Çair

1 min read

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin Top tema në televizionin Telma ka folur mbi tubimin e mbrëmshëm në Çair si dhe çështjet aktuale në vend.

Grubi tha se tubimi mbrëmë ka qenë kryefjala pasiqë ka pasur fjalime të bukura dhe në asnjë moment nuk ka pasur presion për njerëzit.

BDI mbrëmë ka qenë kryefjala, të gjithë folën dhe flasin për tubimin e BDI-së. Nga zgjedhjet lokale të vitit 2020 nuk ka pasur takime me qytetarët e Çairit dhe pas asaj mungese erdhi mbrëmë Ali Ahmeti duke krijuar një eufori tek qytetarët e Çairit. Në bëmë vetëm paralajmërim në rrjete sociale mirëpo mediumet i dhanë pompozitet atij paralajmërimi, sidomos shpërndarjet në rrjetet sociale. Në tubim nuk ka pasur njerëz që kanë ardhur me detyrim, ata që shpifin ndoshta atë mënyrë e kanë të punës, por unë nuk jam i tillë. Jam shumë i lumtur nga tubimi mbrëmë, pat rregull, rend, fjalime të bukura dhe gjithçka shkoj ashtu siç duhet, u shpreh Grubi.

Previous Story

Grubi: Salla më e madhe në Çair mbrëmë ishte e mbushur me aktivist, pa asnjë presion!

Next Story

Grubi: Jam realist, votat për Ndryshimet Kushtetuese do të sigurohen

Latest from Blog