/

Grubi: Gostivari do të bëhet me Galeri të Artit

1 min read

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar vendimi për themelimin e Galerisë në Gostivar, institucion ky i cili do të promovoj trashëgiminë kulturore të rajonit të Pollogut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Realizimi i Programit tonë zgjedhor në fushën e kulturës vazhdon të zbatohet edhe në praktikë.

Pas themelimit të teatrit muzikor në Tetovë, me kërkesë të artistëve dhe me iniciativë të deputetëve të BDI-së, sot në seancën e Qeverisë sollëm vendim për themelimin e Institucionit kombëtar “Galeria në Gostivar” me seli në Gostivar, pjesë e programit tonë zgjedhor.

Ky institucion themelohet për promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Pollogut, ndërsa mjetet e punës dhe ato financiare do të sigurohen përmes ministrisë së Kulturës dhe buxhetit shtetëror.

Previous Story

Kovaçevski: Çmimi i vezëve dhe orizit do të jetë i ngrirë deri me 30 prill

Next Story

Kovaçevski në takim me ambasadoren amerikane: Partneriteti ynë strategjik me SHBA-në po forcohet

Latest from Blog