Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

      December 2, 2023

      Sot do t’i mbushte 79 vjet! Ali Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e presidentit historik

      December 2, 2023

      Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

      December 2, 2023

      “Ka vend edhe për ty”, vazhdon anëtarësimi në Forumin rinor të BDI në Tetovë/ Stacioni i rradhës ishte Reçica e Vogël

      December 2, 2023

      LSDM: Me masën për tarifë të lirë, një familje kursen 1000 denarë në muaj

      December 2, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Shaqiri: Jemi të fokusuar në digjitalizimin e shërbimeve që ofron sistemi arsimor nacional
    MAQEDONI

    Shaqiri: Jemi të fokusuar në digjitalizimin e shërbimeve që ofron sistemi arsimor nacional

    March 20, 2023

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës në periudhën e kaluar është orientuar në digjitalizimin e plotë e të gjitha proceseve në sistemin arsimor. Pjesa më e madhe e shërbimeve që ofron sistemi arsimor, siç janë regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, regjistrimi i nxënësve në shkollën e mesme, regjistrimi i nxënësve në akademinë e sportit, nostrifikimi i diplomave të fituara jashtë vendit për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, të gjitha llojet e bursave të nxënësve dhe studentëve, akomodimi në konviktet e nxënësve dhe studentëve, subvencionimi i racionit, konkurset nga fusha e shkencës janë digjitalizuar. Kështu u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në panelin e diskutimit kushtuar digjitalizimit të arsimit, i cili është pjesë e shënimit të 20 vjetorit të Universitetit Amerikan të Evropës FON.

    Ministria dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, me mbështetjen e UNICEF-it dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe, e zhvilloi portalin Eduino, i destinuar për vendosjen dhe përdorimin e burimeve arsimore dixhitale, dhe njëkohësisht shërben edhe si sistem për mësim në distancë, për të cilin, ministri Shaqiri i jep theks të veçant moduleve më të fundit online për zhvillimin e vazhdueshëm profesional për mësimdhënësit dhe bibliotekës-e për nxënës dhe mësimdhënës.

    Aktualisht përmban: 4723 video lekcione  në 5 gjuhë mësimore (gjihë maqedonase , shqipe, turke, serbe dhe boshnjake); 1353 lojëra dhe aktivitete edukative për përdorim në shtëpi dhe në klasë, video udhëzime  dhe materiale mbështetëse për mësimdhënësit . Funksioni i fundit i shtuar në platformë mundëson module online për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve , të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së arsimit, theksoi Shaqiri.

    Ai gjithashtu theksoi se në kuadër të procesit të dixhitalizimit të arsimit në vitin 2021, janë dizajnuar dhe hartuar materiale mësimore dixhitale interaktive për klasën e IV. Materialet janë përgatitur në bazë të Konceptit të ri për arsimin fillor me qëllim që nxënësit të kuptojnë më lehtë përmbajtjet që mësohen sipas planprogrameve të reja për klasën e IV.

    Në të ardhmen do ti mbajmë tekstet shkollore tradicionale në letër në arsimin fillor dhe të mesëm, por do të ofrojmë edhe versione digjitale, për disponueshmëri dhe aplikim më të lehtë nga ata për të cilët janë të dedikuar, shtoi ministri.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

    December 2, 2023

    Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me…

    Sot do t’i mbushte 79 vjet! Ali Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e presidentit historik

    December 2, 2023

    79 vjet nga lindja e Ibrahim Rugovës, simbolit të pavarësisë dhe identitetit të Kosovës

    December 2, 2023

    Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

    December 2, 2023

    Presidentja Osmani dënon ashpër krimin për vrasjen e Liridonës: Femicidi është një njollë në ndërgjegjen tonë

    December 2, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.