/

Halil Matoshi: Ali Ahmeti është arkitekt i Maqedonisë moderne të Veriut

1 min read

Gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova, Halil Matoshi në suaza të takimit midis kryeministrit Albin Kurti me Aleksandër Vuçiq në Ohër, ka takuar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti, informon Politiko.mk

Sipas tij, Ali Ahmeti është arkitekt i Maqedonisë moderne të Veriut, shtetit dykombësh por unik e demokratik.

“Kënaqësi me e taku e tue ndrru fjalë për politikën me ardhë në përfundim se Ali Ahmeti, ilegal e gueril, luftar në dy lufta të UÇK-së, âsht lider që e ka mbrri urtinë si virtyt.
Negociatori i zoti, di çka âsht momentumi në diplomaci dhe si mos me e lânë me na ikë nga duert!? Ahmeti âsht arkitekt i Maqedonisë moderne të Veriut, shtetit dykombësh por unik e demokratik”, ka shkruar Matoshi në rrjetet sociale. (Politiko.mk)

Previous Story

Gërkovska: Lidhja më e dobët në përballjen me korrupsionin është sistemi ynë gjyqësor

Next Story

Shaqiri: Jemi të fokusuar në digjitalizimin e shërbimeve që ofron sistemi arsimor nacional

Latest from Blog