/

Kurti: Serbia po i ik nënshkrimit të marrëveshjes

1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ashtu si më 27 shkurt, edhe sot në Ohër, Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se ka pasur pajtim publik mes palëve.

“Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks. I takon BE-së të gjejë mekanizmin të bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka thënë Kurti.

“Në këtë aspekt ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat të vetëemanxhimit të komunitetit joshumicë serb dhe natyrisht që do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim, duke mos harruar që propozimi i Ahtisaarit u ka krijuar hapësirë e mundësi tejet të mëdha që t’i gëzojnë të drejtat e t’i plotësojnë nevojat e tyre”, ka thënë Kurti.

Previous Story

Dokumenti konfidencial që BE dhe SHBA i kanë dhënë Kurtit dhe Vuçiçit në tryezë

Next Story

Kurti: Nuk hezitoj, as nuk ik, i gatshëm të nënshkruaj

Latest from Blog