/

Ali Ahmeti: Sot vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit (VIDEO)

1 min read

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje sot në Ohër do të jetë historike.

Ahmeti, në një intervistë për Klan Kosova, tha se sot do të vendoset për ardhmërinë e shqiptarëve dhe rajonit, njofton Klankosova, ransmeton Politiko.mk

“Unë këtu kam ardhur me shumë miq dhe bashkëmendimtar për të inkurajuar palët që sot të arrihet një marrëveshje historike. Të presim mbase kjo do të ndodhë”.

“Unë nuk kam ardhur në cilësinë e këshillëdhënësit, por në cilësinë e një shqiptari që beson se do të bëhet mirë për shqiptarët dhe gjithë rajonin, për paqen dhe stabilitetin. Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit” tha Ahmeti.

Previous Story

Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç, simbolika e qytetit për Ballkanin

Next Story

Ahmeti për RTK-në: Shpresoj në vendime të duhura për të ndërtuar të ardhme

Latest from Blog