Risto Penov: “Kryeministri shqiptar” – koncept i një shoqërie për të gjithë! (VIDEO)

1 min read

Ministri i pushtetit lokal dhe zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike (PLD), Risto Penov duke komentuar zhvillimet brendapërbrenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), si dhe debatin e shkaktuar nga “loja” e ministrave integristë në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë – Artan Grubi me top futbolli e basketbolli, thotë se është një porosi për qytetarët se partia e Ali Ahmeti po bënë transformim të madh politik, shkruan Politiko.mk

Ai në intervistën e tij për emisionin “Në qenër” të gazetarit Vasko Evtov ka theksuar se edhe ideja e BDI-së për kryeministër të parë shqiptarë është në suaza të konceptit “Një shqoëri për të gjithë”.

“Fotografia nga kabineti i Grubit, në të cilën ai, supozoj, ata kanë dashur të tregojnë se janë të ndryshëm nga kjo grupë, ja ne jemi të rinj, luajmë basketboll, futboll, djem të arsimuar, po me gjëra moderne dhe kjo tani te shqiptarët nuk provokon, ndërsa tek ne maqedonasit si bre në ndërtesë maqedonase ai luan futboll, bën çfarë të dojë, me para të maqedonasve,ndërsa e gjithë ideja është, edhe BDI-ja, ajo që më shumë ka rëndësi tek ne maqedonasit te BDI-ja, BDI-ja të bëjë kërcim nga BDI-ja e vjetër. Mendoni se mundet? Bujar Osmani në një deklaratë që e kishte para dy ditëve ashtu me eksponim para mediave Kryeministër shqiptar, me nënshkrim të shqiptarit komandohet e kështu me rradhë. Mirë, por kjo çfarë do të ndryshojë? Nuk e di, por gjithë ajo histeri që bëhet… Po bëhet histeri, ata luftojnë… Në vend të konceptit “një shoqëri për të gjithë” të Zoran Zaevit, BDI-ja në zgjedhjet e 2020-tës doli me shqiptar për Kryeministër. Po mirë, ky është koncepti një shoqëri për të gjithë!”, ka deklaruar Penov. (Politiko)

Previous Story

Ministri Shaqiri në përkrahje të mësimdhënësve në aktivitetet e tyre shkollore

Next Story

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti në rajon, kemi mbështetje të plotë nga BE në rrugën evropiane

Latest from Blog