Më 20 Mars, e Hënë do të mbahet tubimi qendror i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, me ç’rast i pranishëm do të jetë dhe kryetari Ali Ahmeti. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social Fqcebook.
Postimi i plotë
Të nderuar, ju ftojmë në tubimin qëndror në Çair “Bashkë për Europë” ku bartës është Kryetari Ali Ahmeti. Tubimi do të mbahet ditën e hënë, me 20 mars 2023, me fillim në ora 19:00 në sallën sportive “Shaban Trstena” pas poliklinikës në Çair.