Mickoski “konsekuent”: Nuk duam kryeministër shqiptar, të shkojmë menjëherë në zgjedhje!

1 min read

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ata nuk dëshirojnë të ketë Qeveri teknike 100 ditë, madje kërkojnë që të ndërrohet edhe Ligji. Sipas tij, VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pa qeveri teknike dhe me Spasovskin ministër i Punëve të Brendshme.

“Nuk ka nevojë për Qeveri teknike, nuk ka nevojë për ato 100 ditë, por të shkojmë menjëherë në zgjedhje. Mendoj se kjo është më e arsyeshme. Nëse flasim për zgjedhje në vjeshtë, atëherë nëse i pyesin këto njerëz, a të ketë zgjedhje parlamentare më pas zgjedhje presidenciale vitin e ardhshëm, gjegjësisht shteti dhe biznesi të jenë në gurç më tepër se 10 muaj, sigurisht se do të ju thonë jo. Gjegjësisht ose tani zgjedhje të parakohshme ose së bashku me një shpenzim zgjedhje parlamentare dhe presidenciale”, ka deklaruar Mickoski.

Previous Story

Xhezairi: Ndërkombëtarët po përdorin politikën e ‘kulaçit e kërbaçit’ ndaj Kurtit dhe Vuçiqit

Next Story

Poligraf: Kush dezinformon se me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, do të bëhemi “Bosnjë e dytë”?

Latest from Blog