Lista e golashënuesve të Ligës së Kampionëve, Haaland e mori primatin

1 min read

Pasi u mbyll faza e së tetës së finales, është koha për t’i bërë llogaritë në Ligën e Kampionëve. Sa u përket golashënuesve më të mirë deri tash në edicionin 2022/23, primatin e mori Erling Haaland, i cili shpërtheu në duel me Leipzigun duke i realizuar plot pesë gola të martën mbrëma në fitoren 7:0 të Manchester Cityt.

E prapa tij gjendet Mohamed Salah i Liverpoolit, i cili do ta mbyllë sezonin me 8 gola duke e pasur parasysh se “Reds” u eliminuan mbrëmë nga Championsi pas humbjes së dyfishtë nga Real Madridi, shkruan “Gazeta Express”.

As i treti në renditje, Kylian Mbappe, që i ka 7 gola, s’mund të shkojë më lart pasi Paris Saint-Germaini u eliminua nga Bayerni në të tetën e finales.

Rreziku kryesor për Haalandin mund të jetë Vinicius Junior, ani pse i ka 6 gola (4 më pak se norvegjezi), por që sulmuesi brazilian ka mundësi t’i zhvillojë edhe disa ndeshje në Ligën e Kampionëve me Realin.

Më poshtë mund ta shihni listën e golashënuesve më të mirë të Championsit. /Gazeta Express/

10 gola: Haaland (Manchester City)

8 gola: Salah (Liverpool)

7 gola: Mbappe (Paris Saint-Germain)

6 gola: Vinicius (Real Madrid) e Joao Mario (Benfica)

5 gola: Taremi (Porto), Rafa (Benfica), Lewandowski (Barcelona)

Previous Story

Infantino e fiton edhe një mandat në krye të FIFA-s

Next Story

Ish bashkëshorti tallet keq me Fjolla Morinën pas situatave të fundit: A ka protestë për jetë luksi?

Latest from Blog