Një shqiptar kandidat në kantonin jugor të Zvicrës; Remzi Durmishi kërkon triumf përmes programit të tij…!

2 mins read

Shqiptarët gjithmonë kanë ditur si t’a ngrenë lart emrin kudo ku kanë shkelur dhe njëri prej tyre është  dhe Remzi Durmishi, kandidat në zgjedhjet e 2 prillit në kantonin jugor të Zvicrës, nën siglën e partisë “Il Centro”!

Pikat e tij kryesore në program janë: vëmendja për familjet, të rinjtë, të moshuarit, kujdesi për komunitetin në kantonin ku jetojnë, barazi dhe fokus për mirëqenie të lartë.  Durmishi kumbon fuqi për interesa të të gjithë bashkatdhetarëve të tij duke qenë se ai vetë ka shkelur në kepucët e sfidave të shqiptarëve të tij. Ai zotëron eksperiencën e duhur, arsimimin e nevojshme për të qene zë i fuqishëm i tyre. Çeshtja kombetare eshte kryefjala e tij per integritetin dhe ngritjen ne piedestal te imazhit te shqiptareve ne syte e figurave zviceriane, duke krijuar keshtu nje nivel te larte te kombit shqiptar!

“Kam ide dhe plane konkretë për të përmirësuar ngadalë, por sigurt jetën e të gjithë qytetarëve këtu në Ticino:

  • Për familjet, duke krijuar kushte të favorshme për të shtuar natalitetin dhe për te përmirësuar piramidën demografike dhe për të gërshetuar në mënyrë më të mirë të mundshme punën dhe nevojat e familjes.
  • Për të rinjtë që pas studimeve dëshirojnë të mbesin këtu apo te kthehen nga Zvicra qendrore, ku kanë kryer studimet
  • Për të moshuarit që punojnë dhe sakrifikojnë tërë jetën duke kontribuar si në aspektin publik/shoqëror, si duke krijuar mirëqenie për vete dhe familjet e tyre (shteti nuk duhet t’ju krijoj lehtësira e jo t’i paralizojë pse janë pronarë të shtëpisë dhe tokës se tyre)
  • Për të gjithë njerëz që jetojnë dhe kontribuojnë në Kantonin tonë, duke ju siguruar atyre një vend të punës me një pagë të dinjitetshme
  • Për kompanitë e vogla dhe të mesme, të cilat përveçse janë resurse te rëndësishme, duhet të konsiderohen partner të shtetit, duke pas parasysh kontributin e tyre në mirëqenie të shoqërisë dhe krijimin e vendeve të punës, por që ballafaqohen vazhdimisht me një burokraci të ngjeshur dhe nganjëherë të komplikuar
  • Për të gjithë vajzat e djemtë tonë, duke ju garantuar atyre një ambient te shëndoshë, arsimim inklusiv dhe në hap me kohën
  • Për të garantuar trajtim të barabartë dhe për të mos thelluar dallime për shkak të emrit apo prejardhjes, sidomos në qasje të vendeve të punës dhe në shkolla
Previous Story

Grubi: Kemi marrëveshje që vendi ta ketë kryeministër shqiptar

Next Story

Grubi priti në takim përfaqësuesit special slloven dhe norvegjez për Ballkanin Perendimor, Frangež dhe Bjørnstad

Latest from Blog