Shkëndija U-17 e Agron Memedit mposhtë Rabotniçkin U -17

1 min read

Shkëndija U-17 ka fituar superderbin ndaj Rabotniçkit në ndeshjen e luajtur sot në Tetovë.

Të përzgjedhurit e Agron Memedit kanë luajtur një ndeshje perfekte me njërën ndër skuadrat e forta që bashkë me Shkëndijën janë dy nga Akademitë më të mira në futbollin vendas .
Te kjo gjeneratë e Shkëndijës është edhe protagonisti kryesor Hisar Ali Cali ,një lojtar standard edhe i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për këto grupmosha dhe pesha kryesore e sulmit.

Rezultati i sotëm dhe fitorja minimale me golin e Flakron Memishit kanë treguar vlerat e skuadrës kuq e zi në këtë superderbi me një lojë atraktive por me dominimin e skuadrës që drejtohet nga një emër i njohur si ai i Agron Memedit ish lojtarë i Shkëndijës.

Previous Story

Dosjet e ilegales shqiptare/ Grubi: Dokumentimi i tyre do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike

Next Story

“Motra për vëlla” erdhi nga Isuf Lani do tju emocionoj

Latest from Blog