Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Talat Xhaferi kryeministër, Ademi: Kthim prapa s’ka, moment që shënon histori! (VIDEO)

      December 9, 2023

      Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

      December 9, 2023

      BDI-ja e Çairit pastron Parkun e Çairit nga bërlloku!

      December 9, 2023

      Taravari: Mbështesim Xhaferin për kryeministër

      December 9, 2023

      Maqedonia e Veriut përfundon skriningun me BE-në dhe pritet të hapë klasterin e parë të negociatave

      December 9, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»MAQEDONI»“Po ndërtojmë unazën e kombit”, Grubi: Tiranë-Shkup-Prishtinë lidhen me autostradë
    MAQEDONI

    “Po ndërtojmë unazën e kombit”, Grubi: Tiranë-Shkup-Prishtinë lidhen me autostradë

    March 9, 2023

    Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se po punohet për të ndërtuar një unazë të kombit duke i lidhur Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën përmes Korridorit 8-të.

    I ftuar në një lidhje direkte në Euronews Albania, Grubi tha se me heqjen e kufirit me Shqipërinë, nuk do të ketë thjesht një lëvizje më të lirë të mallrave, por shqiptarët do të jenë më afër me njëri-tjetrin.

    Grubi ka treguar po ashtu edhe koston që do të ketë ky projekt, i cili sipas tij do të jetë 1.3 miliardë euro.

    “Do të arrijmë heqjen e kufirit me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë shumë më tepër se lëvizje të mallrave e të njerëzve. Do të mundësojë që njerëzit të njihen më tepër, martesat të bëhen më të shpeshta midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do mund të blejnë prona në Durrës, apo Tiranë.

    Është një projekt shumëdimensional të cilin njerëzit do ta kuptojnë sapo të nisë. Do të bëhet nga Prishtina në Shkup autostradë, nga Shkupi në Tiranë autostradë, nga Tirana deri në Prishtinë autostradë.

    Njeriu mund të hajë mëngjesin në Shkup, të pijë kafen e drekës në Tiranë, pastaj darkën në Prishtinë dhe të kthehet në Shkup brenda shumë pak orësh. Po mundësojmë një unazë të kombit dhe jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë që kemi arritur”, tha Artan Grubi për Euronews Albania.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Talat Xhaferi kryeministër, Ademi: Kthim prapa s’ka, moment që shënon histori! (VIDEO)

    December 9, 2023

    Viti i ri do shënojë një kapitull të ri e edhe historik. Nga 28 janari…

    SHBA-ja nën presion pasi e pengon rezolutën për armëpushim në Gaza

    December 9, 2023

    Vrasja e Liridonës, publikohen pamjet e fundit me burrin dhe fëmijët në restorant

    December 9, 2023

    Protestat masive pro-palestineze në Londër bëjnë thirrje për armëpushim

    December 9, 2023

    Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

    December 9, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.