LIGA E KAMPIONEVE: Përballje “titanësh” në mbrëmje

1 min read

Sonte në orën 21:00 në mbrëmje do të zbresin në fushë 4 ekipe nga të cilat 2 do t’ju bashkohen Çelsit dhe Benfikës në në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Bajern Mynih do të presë në Gjermani PSG-në, pasi në Paris i mposhtën me rezultatin minimal 1-0. Francezët do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit dhe kualifikimin me ndihmën e treshes Mesi, Mbape dhe Nejmar.

Nga ana tjetër ekipi i Antonio Konte do të presë në Angli, kuqezinjtë e Piolit të cilët fituan me rezultatin 0-1. Milani mund të mjaftohet dhe me një barazim për tu kualifikuar në raundin tjetër.

Previous Story

Aggeler: Në RMV çdo ditë po ndodhë korrupsion, një ose dy emra do t’i shtohen listës së zezë shumë shpejt

Next Story

Me cilat vende ka shkëmbim tregtar më shumë vendi jonë

Latest from Blog